Bota

Nis vaksinimi anti-COVID në kampin Al Hol në Siri

Më shumë se 200 njerëz janë vaksinuar kundër Covid-19 në verilindje të Sirisë, në kampin Al-Hol.

Zyrtarë vendas bëjnë më dije se fillimisht janë vaksinuar të zhvendosurit dhe familjet e xhihadistëve.

Mekanizmi i vaksinimit, duke përdorur vaksinën AstraZeneca në kuadër të programit COVAX për vende me të ardhura të ulëta të botës, mbulon edhe zonat në territorin e mbajtur nga qeveria siriane, por që administrohet nga një administratë lokale kurde.

Ekipet siriane të ministrisë së shëndetësisë kishin vaksinuar 205 njerëz deri të mërkurën në kampin Al-Hol të provincës Hasakeh, tha për AFP shefi i provincës së ministrisë Issa al-Khalaf.

Kampi strehon rreth 62,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, përfshirë dhe dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të luftëtarëve.

Sipas burimeve mjekësore brenda kampit, gratë e huaja të luftëtarëve po përjashtoheshin nga vaksinimi, akuzë e mohuar nga Khalaf.

Ministria e shëndetësisë e Sirisë në prill mori një dërgesë të parë prej 203,000 doza të AstraZeneca përmes Covax, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pothuajse 7,000 njerëz janë vaksinuar deri më tani në zonat e mbajtura nga Kurdët, në një fushatë të filluar një muaj më parë, tha shefi lokal i shëndetësisë Jawan Moustafa.

Zonat e Sirisë verilindore nën kontrollin kurd, ku mungesat mjekësore janë të mëdha, kanë regjistruar mbi 18,000 raste të koronavirusit, përfshirë 761 vdekje.