Bota

Sulmi i SHBA-së në Siri dhe Irak, shkon në 39 numri i viktimave!

Numri i viktimave nga sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri e Irak është rritur në 39.

Sulmet ndaj milicisë pro-iraniane vijnë si përgjigje për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë nga një sulm me dron një javë më parë në një baze ushtarake të SHBA-së në Jordani.

Sipas drejtorit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman, 23 persona u vranë në Siri, ndërsa Forcat e Mobilizimit Popullor iranian raportuan vdekjen e 16 personave, përfshirë mjekë dhe luftëtarë.

Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Irak dhe Siri ndaj forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake që i mbështesin, në kundërpërgjigje për vdekjet e tre ushtarakëve amerikanë nga sulmi me dron të dielën në një bazë amerikane në Jordani.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka patur rreth 40 të vrarë në objektet e goditura. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, sulmet ajrore filluan pak pasi presidenti Joe Biden mori pjesën në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover, për pritjen në atdhe të trupave të ushtarakëve të vrarë amerikanë.

Duke përdorur avionë bombardues me rreze të gjatë, ushtria amerikane goditi të premten në tre vendndodhje të ndryshme në Irak dhe katër në Siri.

Sulmet u urdhëruan si kundërpërgjigje nga presidenti Joe Biden. U goditën në total rreth 85 objektiva të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe grupet paraushtarake që e mbështesin