Art & Kulturë Bota Celebrities Showbiz Tech

Një artist përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar se si do të dukeshin sot Princeshë Diana, Michael Jackson dhe John Lennon!

Disa nga emrat më të mëdhenj në botë janë larguar para kohe dhe fansave të tyre ju ka mbetur vetëm të pyesin veten se çfarë mund të kishin qenë sot nëse ata nuk do të kishin ndërruar jetë. Tani, ata mund të shohin se si do të dukeshin ato figura nëse do të ishin ende gjallë në vitin 2022 falë një projekti artistik. Artisti turk Alper Yesiltas ka përdorur inteligjencën artificiale për të nisur një projekt të ri të cilin e ka quajtur “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

“Pas këtij projekti fshihet pyetja se si do të dukeshin njerëzit foto-realisht nëse nuk do t’u kishin ndodhur disa ngjarje të mëdha”, shpjegon ai në një hyrje të projektit. Ndër të përfshirët janë Princesha Diana, John Lennon, Michael Jackson, Freddie Mercury, Elvis Presley dhe Tupac.

Koleksioni është parë pothuajse 400,000 herë në faqen e tij të internetit, ndërsa postimet individuale në llogarinë e tij në Instagram janë bërë virale. Postimi më i popullarizuar në Instagram deri më tani ka mbi 20,000 pëlqime, me përdoruesit të mahnitur nga imazhet.

Projekti vazhdon të shtojë më shumë yje në koleksionin e tij, me disa nga më të fundit duke përfshirë Heath Ledger dhe Amy Winehouse.