Botë e Çuditshme

Një asteroid ari në hapësirë, pasuria e Universit!

Identifikohet asteroidi me vlerë 700 kuintilion dollarë, si pasojë e strukturës së tij me metale të çmuara. NASA ia ka vënë syrin një asteroidi jo shumë larg nesh që sipas shtypit britanik ka mjaftueshëm flori sa për ta bërë çdo njeri në Tokë milioner.

“Psyche 16” quhet asteroidi  ndodhet mes orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe përbëhet nga një metal i ngurtë. Pjesa dërrmuese është ar por objekti misterioz është i ngarkuar dhe me platin, hekur e nikel.

Në total, vlerësohet se metalet e “Psyche 16” arrijnë vlerën 8,000 quadrilionë paundë. Që do të thotë se nëse do ta merrnim në Tokë, do ti “dërrmonte” çmimet dhe do ta çonte drejt kolapsit ekonominë botërore me vlerë 59.5 trilionë paundë. “Psyche 16” nuk është i panjohur për shkencëtarët por vetëm së fundi është tërhequr vëmendja tek potencialet e jashtëzakonshme të tij. Scott Moore që drejton kompaninë minerare EuroSun Mining thotë:

” Titanët e floririt kontrollojnë sot me qindra zona prodhuese nëpër botë. Por ajo çfarë sjellin ata çdo vit në tregun ndërkombëtar, nuk krahasohet me atë që gjendet në hapësirë”, –tha ai për Oil Price.

Nasa do të nisë një mision verën e vitit 2022 përmes të cilit do të tentohet afrimi me trupin e rrallë qiellor

Zbulimi është bërë, ndërsa tani është  çështja e provimi të ekzistencës së tij duke e prekur atë. A mund ta nxjerrim këtë ar nga hapësira? Kjo është pyetja kuintilion dollarëshe, sigurisht.

Profesor John Zarnecki, president i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, vlerëson se do të duhen rreth 25 vjet për të marrë ‘prova’ dhe 50 vjet për të filluar prodhimin komercial.

“Sigurisht, gjithçka varet nga dy gjëra kryesore: Fizibiliteti ekonomik dhe përparimi ynë i teknologjisë hapësinore. Dhe pastaj ne nuk jemi vetëm. Ka fuqi të tjera botërore të cilat dëshirojnë të marrin në duart e tyre atë që përmban asteroidi. Kina përfundimisht planifikon të dominojë këtë garë”, -tha ai.