Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëpunim titanësh! Capital T do të bashkohet me…

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E duket se në prag fundviti, reperi do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij.  Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

Por, brenda kësaj surprize duket se kemi një surprizë edhe më të madhe. Kapo ka paralajmëruar se do të sjellë një bashkëpunim titanësh me reperin prej vitesh tanimë ikonik të vendit tonë, Mc Kresha. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai krahas ka shkruar:

Dy gorilla. Mc Kresha gjithashtu pjesë e albumit tim të ardhshëm. 21.12.21

Kapo, na ka zbuluar edhe datën e publikimit, 21 dhjetor. Epo, për dashamirësit e tyre duhet të presin edhe shumë pak ditë!

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. “Flakë” ka mbi një muaj që është publikuar dhe ka mbi 12 milion klikime në platformën YouTube, gjithashtu pozicionohet e para këtë javë në “The Top List”.