Botë e Çuditshme Travel

Një kopje e anijes së famshme të Titanikut po ndërtohet, por…

Një park lojërash në Kinë ka vendosur të ofrojë përvojën më të ngjashme që një njeri mund të marrë, nëse do të kishte qenë pjesëtar në bordin e anijes së famshme Titanik. Një model i ngjashëm i anijes së mbytur po ndërtohet në “Daying County” në provincën Sichuan.

E quajtur “Titaniku që s’mbytet”, anija ka të njëjtat përmasa me origjinalin: 269.06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë. Anija do jetë në qendër të parkut të quajtur Romandisea dhe do të ketë të njëjtat kushte me Titanikun, duke përfshirë këtu sallat e banketeve, teatro, kuvertat e vëzhgimit dhe një pishinë.

Turistët do të mund të paguajnë për të kaluar natën në anijen e famshme, e cila do të jetë e ankoruar në mënyrë të përhershme disa milja larg detit në një rezervuar në lumin Qijiang, rreth 130 km nga Chengdu, kryeqyteti i provincës. Data e hapjes së parkut ende nuk është caktuar.

Punimet për ndërtimin e anijes nisën në vitin 2016. Sipas “AFP” janë dashur rreth 23 mijë ton çelik dhe kostoja e ndërtimit shkon rreth 153.5 mln dollarë.

Rikujtojmë, se të notosh në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont padyshim që duhet të jetë ndjenja më e bukur e më e veçanta në botë dhe nëse doni t’ja ofroni vetes këtë luks pishina më e lartë në botë ndodhet në Dubai.