Showbiz

Një lajm i keq nga Simon Cowell për fansat e One Direction

Simon Cowell ka zbuluar se ai nuk është ende i sigurt nëse djemtë One Direction janë në një pushim nga karriera e tyre muzikore apo janë ndarë përfundimisht.

Cowell 56-vjeç, i cili menaxhon grupin e famshëm, është shprehur se grupi ka më shumë nevojë të shijojë jetën jashtë grupit.

“Nuk e di nëse është një pushim apo një ndarje përfundmitare, sinqerisht”, ka thënë ai për “Billboard”. “Edhe pse mund të duket e çuditshme, unë nuk e di. Nuk mendoj se kanë patur mjaftueshëm kohë për të shijuar suksesin e tyre jashtë grupit prandaj nuk kam një përgjigje”, shton ai.

Anëtari i “X Factor” është shprehur gjithashtu se ai kurrë nuk i ka shtyrë djemtë të kthehen pasi mendon se kjo gjë do i lodhte ata.