Sport

Një tjetër ekip anglez hyn në garë për shërbimet e Armando Brojës, zbulojeni për cilin ekip bëhet fjalë!

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Së fundmi Inter dhe West Ham kanë dal në skenë si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuq e zi. Rikujtojmë se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

Nga ana tjetër, e ardhmja e Armando Brojës mund të jetë tek Wolves, po në Premier Ligë. Drejtuesit e “Ujqërve” kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si profilin e duhur për të përforcuar sulmin në këtë merkato janari, duke i bërë konkurrencë Fulhamit. Por gjithçka do të varet nga përforcimet që do të bëjë Chelsea pasi drejtuesit janë të pakënaqur nga reparti i avancuar. Ata kërkojnë një “bomber” të konfirmuar (mund të jetë edhe Benzema, marrëdhënia e të cilit me Al-Itihad është thyer plotësisht). Rikujtojmë që Broja ka bërë 17 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy herë.