Sport

Broja bën debutimin me ekipin e ri, ja kur u aktivizua sulmuesi kuq e zi…

Armando Broja është përcaktuar që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë te Fulhami. Ishte gazetari Fabrizio Romano ai që zbuloi akordin mes palë duke deklaruar:

Fulham ka gjetur akordin me Chelsean për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”. Futbollisti kuq e zi, ishte kthyer fillimisht në shtator nga lëndimi i rëndë në humbjen 1-0 nga Aston Villa, por që forma e tij nuk ka qenë stabël. Ai ndjente dhimbje të vazhdueshme, derisa është aktualisht edhe nën presion të kohës për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në këtë verë. Kështu, Broja duhet të kalojë në huazim tek njëra nga skuadrat e mësipërme, në mënyrë që të ftohet për Euro 2024 nga Sylvinho.

Armando Broja bëri debutimin e tij ditën e sotme me fanellën e Fulham, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që u aktivizua vetëm 16 minuta në ndeshjen e parë me skuadrën nga Londra. Ai hyri në fushë në minutën e 74’, por pa mundur të linte dot gjurmë, teksa Fulham pa që fitorja i iku nga duart vetëm në minutat e fundit. Ishte një tjetër sulmues i Chelsear që është huazuar këtë sezon, David Datro Fofana, i cili shënoi dy herë në minutat e 71’ dhe 90+1’ për të marrë një pikë të çmuar për bërnlejn e Vincent Kompany, me Fulhamin e Brojës që vazhdon të jetë në mes të tabelës.