Auto & Moto Bota

Një tjetër kompani që po shkon drejt prodhimit të makinave elektrike! Ja kur del në treg modeli më i ri i Aston Martin!

Sa vjen e më shumë prodhuesit e makinave po kthehen në masë drejt atyre elektrike. Mes tyre ka marka prestigjioze si Bentley dhe Bugatti, por duket se dhe Aston Martin ka ndërmend të bashkohet me këtë qasje të re. Drejtori i Përgjithshëm i Aston Martin, Tobias Moers ka konfirmuar se kompania po përgatit makinën e saj të parë plotësisht elektrike, e cila do të dalë në vitin 2026.

Në një intervistë për “MotorTrend”, ai tha se automjetet elektrike do të presin derisa kompania të jetë gati për të lançuar gjeneratën e ardhshme të makinave sportive. Edhe pse Aston Martin tashmë po hyn pak vonë në tregun e makinave elektrike, Moers tha se modelet aktuale do të jenë më të përditësuara dhe se do të kenë nevojë për disa vite për t’u përsosur.

Edhe pse aktualisht është modeli më i shitur, DBX nuk ka gjasa të jetë makina e parë elektrike e Aston Martin. Ky vend ndoshta do t’i shkojë pasardhësit të modelit DB11 sepse në vitin 2026 do të jetë mbushë gati dhjetë vjet nga dalja në treg. Moers është i emocionuar për ardhjen e makinave elektrike dhe pret që të paktën gjysma e ofertës së markës të elektrizohet deri në vitin 2030. Ai shtoi se kompania “mund të përshtatet me kërkesën” dhe të ofrojë modele tradicionale sepse klientët ende duan makina sportive me motorë SUS.

Përveç të qëndruarit besnik ndaj motorëve SUS sa më shumë që të jetë e mundur, Aston Martin nuk do t’i detyrojë klientët të zgjedhin midis makinave tradicionale dhe atyre elektrike. Kompania do të ofrojë hibride ‘plug-in’. Moers nuk dha shpjegime të mëtejshme, por ka të ngjarë të flasë për tregjet me infrastrukturë të kufizuar të tarifimit.

Rikujtojmë se, Amazon.com duket se është shumë pranë nisjes së prodhimit të makinave elektrike të mbështetura nga, Rivian Automotive. Kompania është në bisedime me ministrat britanikë për ndërtimin e një fabrike në Angli, ku kjo e fundit do ta mbështesë me një paketë të madhe financiare.