Lifestyle

Një udhëzues se si të jeni shef i vetes suaj…

Jeni lodhur nga puna juaj e përditshme apo urdhrat që ju jep shefi?! Ekgzistojnë disa udhëzime që të shpëtoni nga ky makth. Për disa, mund të mos jetë një zgjedhje por ndonjëherë mjafton një shtysë dhe është pikërisht ajo që ju nevojitet. Të punosh për veten tënde është çliruese, por gjithashtu mund të ndiheni të stresuar dhe të pasigurt. Me siguri e pyesni veten: Si mund të gjej një punë të mirë për veten? Çfarë lloj pagese është e drejtë për mua?

A e justifikon pagesa kohën e shpenzuar në punë? Është më mirë të mësoni sesi të jeni të vetëpunësuar sesa të ngelet vetëm një ëndërr për ju. Për të shkuar në rrugën e duhur, këtu janë 8 këshillat e ekspertëve se si të bëheni shef i vetes:

1.Shfrytëzoni kontaktet tuaja ekzistuese

“Së pari, lidhuni me njerëz të tjerë të vetëpunësuar për këshilla”,-thotë Simon Stockley, i cili ka mbaruar fakultetin për degën e sipërmarrjes në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Cambridge dhe gjithashtu është themeluesi i “Hera”, fondacioni më i madh i bamirësisë kundër trafikimit në Evropë. Nëse jeni në një fushë të ngjashmë, mund t’ju punësojnë si nënkontraktor. Më pas mund të ndërtoni një lidhje të shëndetshme me kontraktorë të besuar, të cilit ju ndihmojnë ose ju referohen klientëve kur janë të mbingarkuar. Operimi në këtë mënyrë do të zbulojë burimet e biznesit, si dhe përmirësimin e reputacionit tuaj në këtë fushë. “Vetëm mos i bezdisni njerëzit”,- shton Stockley, dhe gjithmonë të jeni transparent dhe të organizuar.

2.Përcaktoni një tarifë

“Përcaktoni vlerën tuaj dhe qëndroni në të”,- thotë Rafael L Espinal Jr, drejtor i sindikatës së ‘Freelancer’, i cili u siguron më shumë se 500 mijë tregtarëve të vetëm një sistem mbështetës dhe zë nëpërmjet avokimit politik, përfitimeve të sigurimeve, burimeve dhe komunitetit. “Mos kini frikë të rrisni normat tuaja pasi të keni ndërtuar një portofol të respektueshëm klientësh”,- thotë ai. “Ju mund të humbni disa punë, por për afat të gjatë normat tuaja më të larta sigurojnë që të fitoni më shumë në portofolin tuaj të biznesit”. Stockley i bën jehonë kësaj këshille, i cili thotë se: “Një nga gabimet e mëdha që bëni në fillim është nënçmimi. Afrohuni për të parë nga afër dhe shqyrtoni se çfarë kërkon dhe ofron klienti juaj i ardhshëm, a ka një pagesë që përputhet me kërkesat tuaja. Kurrë mos kini frikë të kërkoni më shumë.”

3.Njihuni me çështjet ligjore dhe të taksave

“Vlerat etike të biznesit tuaj janë një pasqyrim i drejtpërdrejtë i moralit tuaj personal, pra qëndroni të ligjshëm dhe siguroni që taksat të paguhen në kohë”,- thotë Stockley. “Shmang të bërit vetë punën ligjore, merr një rekomandim mbi një llogaritar të mirë taksash dhe gjej një avokat për të trajtuar kontratat.” Espinal Jr thekson se çështja numër një me të cilën përballen “Freelancers”, pra njerëzit e lirë e të pavarur është puna e tyre e papaguar. Ai sugjeron të keni një kontratë të ngushtë dhe kërkon që çdo klient ta nënshkruajë atë. “Kontrata duhet të ketë një gjuhë të përshtatshme për t’u kuptuar dhe që do t’i bëjë ata përgjegjës nëse nuk paguajnë në fund të një projekti. Në qoftë se ata vazhdojnë të mos paguajnë, ndëprisni kontaktet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.”

4.Mësoni se si të bëni një përshtypje të mirë

Stockley thotë se: “Sekreti i karizmës po i bën njerëzit e tjerë të ndihen mirë me veten e tyre. Në vend që të nxitosh të shesësh veten, mendo se si mund t’i shërbesh biznesit tënd. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë se çfarë u duhet apo duan. Ju duhet të komunikoni interesin tuaj në atë që ata bëjnë dhe të ofroni një mënyrë për t’i ndihmuar ata. Për të përmirësuar besimin dhe aftësinë tuaj të shitjes dhe për të kultivuar lidhje më të ngushta, flisni herë pas here me klientët tuaj përmes telefonit në vend që vetëm t’i dërgoni atyre email.

5.Ndërtoni identitetin tuaj të markës

Ka shumë konkurrencë dhe si një tregtar i vetëm, marka juaj personale është gjithashtu marka e biznesit. Stockley thotë se, ju do të njiheni nëpërmjet markës dhe reputacionit. Kur një biznes e lidh markën e tij me shpresat tona, kjo i bën ata të duken më autentik dhe gjithashtu më të besueshëm.

6.Bëhu i gjetshëm

Është thelbësore që klientët e mundshëm të jenë në gjendje të të gjejnë ty. Rafaeli sugjeron të ndërtoni faqen tuaj të internetit dhe shoqërinë për të ilustruar qartë portofolin, përvojën tuaj të punës dhe normat tuaja. Kjo do të thotë se mund të harxhoni më pak energji duke kërkuar punë dhe ta lejoni atë të vijë tek ju. Gjithashtu sugjeron mësimin e disa mjeteve bazë të marketingut, të tilla si SEO ose reklamat e paguara në mediat sociale. “Pyesni klientët tuaj aktualë se ku kërkojnë punë dhe llojin e fjalëve kyçe që përdorin, apo platformat dhe maksimizoni praninë tuaj në këto kanale.”

7. Krijoni një rutinë

“Pa strukturë ose rutinë, jeta jonë e punës mund të bjerë në kaos. Por pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me personalitetet tona”,- thotë Stockley. Përpiqu të bësh një provë të besueshme personaliteti. Kjo do t’ju japë një themel për të formuar një rutinë të bazuar në zakonet tuaja të cilat mund të jenë më produktive. Rutina juaj dhe aftësia për të kuptuar se sa punë jeni të aftë të bëni, do të zhvillohen si me përvojën ashtu edhe me të mësuarit. Duroji ato periudha të pashmangshme të vështira, por sigurohu që të mos humbasësh kurrë një afat kohor. Të jesh i mbytur është pjesë e procesit dhe do të bëhet më e lehtë me kohën.

8.Bëhuni gati për periudha të papritura

Realiteti është se ju do të keni periudha të papritura, të pashmangshme. Për të ecur përpara, Stockley sugjeron planifikimin rreth ultësirës në vend të majave. “Freelancers”, njerëzit e lirë dhe të pavarur mendojnë gjithmonë skenarët më të këqinj dhe po marrin vendime për t’a shmangur këtë. Të dy si Stockley dhe Espinal Jr rekomandojnë fort që t’i mbani këmbët në tokë dhe kurseni për çështje si taksat ose emergjencat shëndetësore. Kjo do të parandalojë çdo stres jo të frytshëm në lidhje me paratë. Mos kini frikë t’u thoni njerëzve se keni nevojë për punë. Nëse ata janë të arsyeshëm dhe ju keni ndërtuar një reputacion të mirë, një projekt që ata do t’ju kërkojnë për të bërë në një kohë të caktuar, mund ta bëni kur ju keni nevojë më së shumti.