Lifestyle

Njerëzit e këtij vendi janë më të stresuarit në Evropë!

Sipas studimit, Greqia është vendi më i stresuar në Evropë, me rezultatin më të lartë të stresit prej 71.8 nga 100, e ndjekur nga Turqia, e cila renditet si vendi i dytë më i stresuar në Evropë për raportet e niveleve të larta të stresit, me prej 71.2 nga 100. Portugalia renditet si vendi i tretë më i stresuar në Evropë me shkallën e tretë më të lartë të depresionit në Evropë me një rezultat stresi 68.4 nga 100. Malta dhe Qipro renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, pasuar nga irlandezët dhe spanjollët. Italianët renditen në vendin e tetë, para francezëve dhe zviceranëve, që janë respektivisht në vend të 9 dhe të dhjetë.

Për të klasifikuar stresin, janë përdorur të dhëna nga Barra Globale e Sëmundjeve, një studim i revistës mjekësore Lancet që analizon periodikisht gjendjen e shëndetit të njerëzve në botë, duke përfshirë shëndetin mendor dhe anketa mbi këtë temë të kryera nga Eurostat dhe Gallup.

Në veçanti, u morën shqyrtim stresi, prevalenca e ankthit, depresionit, trishtimi dhe gëzimi i perceptuar nga individët për moshat nga 15 deri në 64-vjeç, si edhe orët javore të punës. Sondazhi mbuloi të gjitha vendet evropiane, por përjashtoi Rusinë dhe Ukrainën, të dhënat e të cilave do të ishin të vjetruara dhe të pabesueshme për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Ndërkaq, gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor. Kështu vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH-it për vitin 2023. Shqipëria renditet mes atyre me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, e 18-ta nga 38 vendet në tranzicion të BERZH-it.

Gratë vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë. BERZH-i vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat e pasurinë e tyre.