Botë e Çuditshme

Njerëzit gëlltisin deri në tetë merimanga në vit ndërsa flenë?! Ja si qëndron e vërteta!

Është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat megjithatë, kjo frikë duhet kapërcyer ose injoruar. Merimangat kanë jetuar në shtëpitë tona që nga fillimi i kohërave dhe janë të dobishme për shtëpinë dhe shëndetin tonë. Matt Bertone, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut (SHBA), ka shpjeguar pasojat e vrasjes së një merimange shtëpie. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm se njerëzit gëlltisin deri në tetë merimanga në vit ndërsa flenë.

Ky është një pretendim që ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë dhe madje shumë njerëz e besojnë. Por nuk është e vërtetë, pasi është vërtetuar se, njerëzit nuk gëlltisin merimangat ndërsa flenë. Ka disa arsye pse merimangat nuk i shqetësojnë njerëzit në gjumë. Para së gjithash, njerëzit janë jashtëzakonisht të mëdhenj në krahasim me merimangat, ndaj këto të fundit, mund të perceptojnë vetëm një pjesë të kësaj madhësie.

Po ashtu, një merimangë do ta kishte frikë një person duke fjetur, sepse njerëzit priren të bëjnë shumë zhurmë me rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen e tyre ndërsa flenë. Këta tinguj krijojnë dridhje ndaj të cilave merimangat janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Si rezultat, ata ka të ngjarë të bëjnë çmos për të shmangur njerëzit. Ekspertët pajtohen se një merimangë mund të zvarritet në gojën tuaj ndërsa jeni duke fjetur, por kjo nuk ka gjasa. Nëse një merimangë ngjitet në fytyrën tuaj ndërsa flini, ndjesia e tetë këmbëve të vogla në lëkurë mund t’ju zgjojë shumë shpejt.

Një pjesë e madhe e merimangave janë helmuese, por shumë pak janë aq të forta sa të depërtojnë në lëkurë, edhe nëse na kafshojnë. Sigurisht që merimangat e zakonshme nuk janë helmuese. Për këtë arsye, nëse shihni një merimangë në shtëpinë tuaj, nuk duhet ta vrisni. Ekspertët kanë konstatuar se duke vrarë merimangat do të rrisim mundësinë e mbijetesës së specieve të tjera të dëmshme.