Celebrities Fashion

Njësoj si Kendall Jenner, ja disa sugjerime për t’u veshur me print zebre!

Veshjet me printe kafshësh janë shumë të pëlqyeshme padiskutim dhe sidomos gjatë kohëve të fundit që po kthehen në një trend. Nga gjarpri deri te leopardi, veshjet, çantat dhe këpucët me këto printe janë të preferuarat e të gjithëve. Ndërkohë, sot do të flasim për gjithçka me print zebre, me tre detaje interesante të sjella nga Kendall Jenner, një vajzë me shumë stil në veshje.

Pantallona ose streçe me zebër

Një nga sugjerimet e Kendall që është padiskutim për t’u duartrokitur është ai i streçeve apo tutave të zebrës. Kendall i ka kombinuar me një xhup të zi sipër, me atlete dhe çorape të bardha. Duke e kompletuar look-un e saj me syze dielli, Kendall thjesht ka shkëlqyer në një nga daljet e saj.

Bluze me zebër

Kendall e ka përdorur përsëri printin e zebrës por këtë herë në një bluze. Jo thjesht një bluze sigurisht, teksa detaji në pjesën e përparme dhe mëngët e fryra e bëjnë atë perfekte. Shoqëruar me një palë streçe lëkure dhe syze dielli me siguri njerëzit rreth saj nuk kanë mundur t’ia heqin sytë me atë outfit.

Çantë zebre

Edhe një tjetër herë, një nga motrat më të bukura të familjes Kardashian-Jenner ka guxuar me një çantë zebre. Duke e shoqëruar me një palë xhinse të errëta, një bluze gri dhe atletet të bardha, Kendall ka treguar se di t’i përshtasë ngjyrat në veshjet e saj në mënyrën perfekte.

Bëni kujdes, pasi po ta vini re teksa ajo ka mbajtur printin e zebrës në një nga veshjet e saj, Kendall është përpjekur të mbajë ngjyra neutrale në pjesën tjetër të outfit-it. Një nga sugjerimet është se, teksa mbani një detaj zebre, ngjyrat duhet të jenë sa më neutrale, të bardha apo të zeza. Kjo jo vetëm sepse ato shkojnë me ngjyrat poashtu bardh e zi të zebrës, por sepse stilikisht është më korrekte.