Food & Drink Health & Beauty

Njihuni me efektet magjike të kombinimit arra-rozmarinë!

Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta por mbi të gjitha kujtesë të fortë. Ato janë të pasura me ushqyes dhe janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit. Arrat kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono të pangopura siç është acidi oleik. Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë. Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.