Botë e Çuditshme Music

Njihuni me formën më të pazakontë të të kënduarit!

Prej një viti tashmë bota i është nënshtruar një realiteti të ri, atë të bashkëjetesës me COVID-19. Shumë persona janë duke respektuar masat mbrojtëse. Nga ana tjetër, autoritetet në të gjithë botën kanë lëshuar një protokoll, që përcakton qartë masat që duhet të ndjekë popullata, mes të cilave janë dhe anulimi i koncerteve me spektatorë, ngjarjeve sportive e kulturore.

Pamjet e fundit të publikuara nga mediat e huaja kanë shkaktuar një debat të madh në përdoruesit e rrjetit. Në to shfaqet një bandë e vogël në një shkollë në Uashington, të vendosur brenda hapësirave të vogla në formë çadrash kampingu.

Në këtë mënyrë banda nis të interpretojë. Por, pamjet në fjalë janë kontestuar tepër. Përdoruesit mendojnë se kjo është një abuzim që i bëhet fëmijëve. Shumica prej tyre sugjeruan që koncerti të bëhej përmes platformave online.