Tech

Njihuni me Nicola Fox, kryeshkencëtarja e re e zgjedhur nga NASA!

Së fundmi, NASA ka njoftuar se ka zgjedhur Dr.Nicola Fox, si kryetaren e departamentit të heliofizikës, si kryeshkencëtaren e re të saj. Që nga viti 2018, Fox ka qenë shkencëtarja kryesore për misionin Parker Solar Solar, i cili studion Diellin nga afër.

Fox tani do të drejtojë Drejtorinë e Shkencës të NASA-s, një njësi me një buxhet vjetor prej rreth 7 miliardë dollarësh që mbikëqyr dhe koordinon më shumë se 100 programe hapësinore amerikane, nga eksplorimi robotik i Marsit deri te teleskopi hapësinor James Webb.

Ndër të tjera, Fox, e cila pason astrofizikanin zvicerano-amerikan Thomas Zerbuchen, do të jetë në krye të një grupi të ri studimi të NASA-s të krijuar në vitin 2022 për të ndihmuar forcat e armatosura të vendit të zbulojnë dhe analizojnë objekte ose fenomene të paidentifikuara fluturuese. Rikujtojmë, se Fox u nderua në vitin 2021 me çmimin “Carl Sagan” të Shoqatës Amerikane të Astronomisë dhe në 2020 me Medaljen e Lidershipit të Shquar të NASA-s.

Ndërkaq, NASA ka kohë deri në vitin 2024 për të vendosur se cili do të jetë misioni i saj i ardhshëm i madh hapësinor. Komunitetet shkencore tashmë kanë filluar të dorëzojnë propozimet e tyre. Zgjedhja e parë për momentin është planeti Uran, planeti më i “panjohur” në sistemin diellor. Kjo për shkak se shkencëtarët dinë shumë pak për këtë planet, i cili është katër herë më i madh se Toka.