Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni, ja si dukej Morena Taraku në fëmijëri!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Morena shpesh herë poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme me shoqërinë e saj. Ama ditën e sotme duket se Morena është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj, pasi pak më parë ka postuar në Instastory një foto të saj, kur ka qënë ende një vajzë e vogël dhe ashtu si edhe tani shumë e bukur.

Këngëtarja ka postuar disa video duke kërcyer në rrugë së bashku me miqtë e saj dhe mund të themi se shfaqet shumë e lumtur. Gjithmonë e kemi parë Morenën shumë serioze në karakter, kështu që postime të tilla vihen menjëherë në dukje nga ndjekësit.

Morena njihet dhe dallohet gjithmonë për stilin e veshjes së saj, e cila shpesh herë konsiderohet shumë seksi dhe trendi. Së fundmi bukuroshja ka befasuar fansat me veshjen e saj të fundit, ku ka postuar në Instagram disa foto para pasqyrës, por ato çfarë bien menjëherë në sy janë çizmet e saj, të cilat janë komkujtimeentuar dhe pëlqyer shumë nga ndjekësit. Mesa duket Morena sapo na tregoi trendin më të ri të çizmeve për këtë sezon.