Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se çfarë ka ndodhur në koncertin më të fundit të Rina Balaj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë afro 5 milion klikime në platformën YouTube.

E me gjithë këto suksese të arritura prej saj padyshim që dhe ndjekësit janë të shumtë. Në koncertin më të fundit të bërë në Tiranë, një prej vajzave mbështetëse të saj e ka ndihmuar Rinën për t’i treguar se si është gjendja e tualetit të saj, pasi gjatë performancës mund të kishtee ndodhur ndonjë incident i vogël. Ky moment është filmuar dhe na tregon se sa e fortë është lidhja mes fansave dhe idhujve të tyre.

Vajzat e mia që më ndihmojnë të rregulloj buzëkuqin 

Duket se edhe pse pak kohë pas projektit të saj më të fundit muzikor, artistja është duke punuar për një tjetër surprizë duke na zbuluar dhe titullin, ‘Fullirante’ që pritet të publikohet së shpejti.

Me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.

E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të  çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?