Aktualitet

Nuk ka shumë vaksinime anti-Covid, vaksinat po mbeten stok!

Një sasi e konsiderueshme vaksinash ndaj covid-it pritet të mbetet stok pasi janë të paktë qytetarët që po e aplikojnë.

Sasia e siguruar skadon në fund të këtij muaji. Edhe pse afati i përdorimit u shty para katër muajsh pasi e lejonte vetë kompania e prodhimit, por sërish qytetarët nuk po rendin ta aplikojnë atë.

“E kam bërë para tre vitesh, nuk më duhet”.

“Kam bërë tre doza që në fillim”.

“Nuk e kama bërë, nuk më ka thënë njëri”, janë disa përgjigje të qytetarëve.

Mjekëve të familjes u kërkohet edhe sipas rekomandimeve të OBSH që të aplikohet vaksina anti-covid, ndërkohë që shumë qytetarë shkojnë dhe aplikojnë vetëm vaksinën e gripit.

Burime nga Institutit i shëndetit publik thonë se në ditë në të gjithë vendin numërohen vetëm 50 qytetarë që aplikojnë këtë vaksinë.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar dokumentacionin që i është përcjell mjekëve nëpër qendra shëndetësore për lotët e vaksinave të cilat edhe pse thuhet se kanë skaduar, kompania Pfizer ka konfirmuar vlefshmërinë e tyre edhe për disa muaj pas asaj date.

Por sërish edhe pse është shtyrë afati i përdorimit, një sasi vaksinash në fund të këtij del jashtë përdorimit. Por sa është kjo sasi nuk bëhet e  ditur nga Instituti i Shëndetit publik.–TCH–