Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur ky djalë, Majk sapo na paralajmëroi surprizën e radhës!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor të titulluar “E pa shpirt”  që  rezultoi një sukses i vërtetë. E në vetëm pak kohë diferencë, Majk ka paralajmëruar pa shumë fjalë se po punon mbi një projekt të ri muzikor teksa ka publikuar një Instastory ku tregon se ndodhet në studio duke inçizuar këngën e re.

Artisti është prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor dhe showbiz-it ndaj dhe numri i fansave padyshim që është i madh në numër. Me anë të një Instastory, Majk nuk ka ngurruar aspak të na e tregojë dashurinë e madhe që këta të fundit kanë ndaj tij në një video ku reperi shfaqet në makinë dhe përballë tij ndodhet në autobus me fëmijë dhe ata sapo e kanë parë janë entuziasmuar duke brohoritur për të.