Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur me surprizat, 2Ton na zbulon kur do të publikohet projekti i radhës!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E për të gjithë ju dashamirësit e 2Ton, ai ka paralajmëruar se do të publikojë jo më larg se nesër në orën 16:00 këngën e radhës.

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.

Projekti më i fundit muzikor nga 2Ton është ‘T’kuptoj’ që ka vetëm 3 javë që është publikuar dhe numëron afro 2 milion klikime në  platformën YouTube.