Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur me surprizat kjo vajzë… Ronela Hajati paralajmëron projektin e radhës!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, artisja ka paralajmëruar se ka nisur nga xhirimet për këngën e radhës dhe këtë e ka zbuluar me anë të një Instastory ku krahas shkruan:

Dhe le të xhirojmë një tjetër videoklip sepse përse jo 

Pak ditë më parë, Ronela ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit ‘Shikimet’ me Marselin, këngë e cila numëron mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.