Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk të kam harruar”, Monika Lubonja surprizohet në mënyrën më të bukur!

Aktorja e njohur Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara dhe më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo shpesh është përfolur si për marrëdhënien shumë të komplikuar me Ilir Shaqirin, me të cilin janë po aq sa miq aq edhe ‘armiq’. Gjithashtu nga bukuroshja nuk kanë munguar as rrëfimet nga jeta e saj personale, teksa ka folur për ish- bashkëshortin dhe vajzën e saj Tea.

Mirëpo, aq sa momente të tilla, nuk mund të mohojmë se Monika na ka falur edhe momente shumë ‘funny’. Një ndër to që padyshim do të mbetet ‘marrëdhënia’ e saj me pilotin. Këtë edicion të ‘BBV’ nuk kanë munguar në asnjë moment përshëndetjet me anë të parashutave që kalojnë mbi shtëpi, por piloti i tyre dhe aktorja padyshim që janë një histori më vete. Jo vetëm këngë, por dyshja patën dhe mundësinë të takohen me njëri- tjetrin.

Prej pak javësh nuk kishte ardhur ndonjë parashutë posaçërisht për Monikën, por ditën e sotme kanë ardhur plot 4 të tilla për aktoren me shkrimin:

Nuk të kam harruar 

Epo, ‘dashuria’ mes Monikës dhe pilotit është më e paçmueshmja e këtij edicioni!

Rikujtojmë se, para pak javësh një kërkesë e Monikës për producentin Elgit Doda drejtpërdrejt nga ekrani  ku i kërkonte që të krijojnë një kënge për të dhe pilotin bëti mjaft bujë. “Piloti” ka mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.