Celebrities Gossip Showbiz

Nusja hedh lulet, cila është banorja që kapi buqetën e Heidit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një atmosferë e mrekullueshme është krijuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Heidi dhe Romeo i thanë “PO” njëri-tjetrit, në një ceremoni të bukur të organizuar në BBV. Nën shoqërinë e Ervin Gonxhi dhe bandës së tij, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës, duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Ndërkohë si një traditë e të gjitha dasmave, Heidi ka hedhur lulet e saj dhe ka qenë Rikja ajo që i ka kapur buqetën e lules, ku sipas traditës, do të jetë pikërisht ajo që do të martohet së shpejti.