Botë e Çuditshme

Nusja që shpenzoi 15 mijë euro për tortën e saj të dasmës/VIDEO!

Një nuse mbeti pa fjalë nga torta e saj e dasmës 3 metra e 96 centimetra e cila kushtoi mbi 15 mijë euro. Madeline Burton nga Essex, Britania e Madhe, u martua me të dashurin e saj Patrick në një sallë magjike në Strand të Londrës për organizimin e së cilës shpenzuan 58,496 euro. Por, karakteristikë e natës më të veçantë të tyre ishte torta.

Torta u projektua nga artistja Sam Woodruff. Pamjet mahnitëse të shpërndara në rrjete sociale tregojnë tortën e Madeline e cila është e mbuluar me qindra lule mëndafshi. “E gjithë dasma shkoi në mënyrë perfekte. Ishte dasmë e madhe me mbi 200 miq dhe familjar. Torta ishte absolutisht e bukur, mbeta pa fjalë”,-tha Madeline. Sam tha se ky ishte krijimi më i madh që ka realizuar deri më sot. “Unë qava kur pashë produktin e përfunduar. Isha vërtet e emocionuar sepse i gjithë procesi i ndërtimit kishte zgjatur shumë”,-tha ajo.