Celebrities Gossip Showbiz

‘Nxehen gjakrat’ mes Luizit dhe Armaldos, asnjëri nuk bën hap pas!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

E teksa flasim për konfliktet, Luizi dhe Armaldo kanë patur një debat mes tyre, pasi ky i fundit ndihet i ofenduar dhe i tallur nga Luizi. E teksa Valbona i thotë Luizit të presë faljen e Armaldos, duket se ai e di mjaft mirë që diçka e tillë nuk ka për të ndodhur.

Valbona – Ai të ra në qafë mbrëmë dhe duhet të të kërkojë falje.

Luizi – Nuk ka gjë. Nuk dua të më kërkojë falje. Prandaj i thashë a je më i qetë. As kërkoi, as pretendoj të më kërkojë falje. Ky e vazhdon. A do të vazhdojë?! Ta tregoj unë ty…