Bota

OBSH: Deksametazoni, ilaçi i vetëm efikas kundër COVID-19

Deksametazoni është ende i vetmi trajtim efikas kundër COVID-19 për pacientët në gjendje të rëndë. Këtë e deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani për tani, deksametazoni kortikosteroid është ende i vetmi terapeutik që tregohet të jetë efektiv kundër COVID-19, te pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Deksametazoni përdoret në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, alergjive të rënda, astmës apo sëmundjeve kronike bllokuese të mushkërive. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara u krye një studim për të përcaktuar nëse disa ilaçe të miratuara japin rezultate kundër COVID-19. Por OBSH-ja nuk është dakort me përfundimet e ekspertëve amerikanë se Remdesiviri eksperimental ka treguar përmirësim klinik te pacientët.