Showbiz

Ofendohet modelja shqiptare, ja si ka reaguar ajo në Instagram

Emina Cunmulaj u zgjua mëngjesin e së martës me një mesazh aspak të këndshëm në Instagramin e saj.

Modelja me prejardhje shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe ndërkohë që vajzën e vogël e ka çuar në shkollë, ajo ka shumë kohë të lirë për ta kaluar në rrjetet sociale.

Një nga ndjekësit e saj pa asnjë arsye ka vendosur ta ofendojë duke i shkruar disa sharje, por ajo nuk i ka marrë aspak personale.

Këtë mesazh Emina e postuar në historinë e Instagramit ku është shprehur se njëri nga ndjekësit e saj qenka zgjuar me humor të keq. Ajo ka vendosur ta përballojë këtë situatë me shumë sportivitet dhe pozitivitet.