Showbiz

Offset mendon se Kim Kardashian duhet të jetë Presidente

Reperi i famshëm Offset në një deklaratë të shkurtër për “TMZ” është shprehur se mendon seriozisht se Kim Kardashian duhet të kandidojë për Presidente të SHBA-ve.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” është paraqitur në Washington D.C. për të folur edhe një herë për reformën e burgjeve dhe se si duhet vënë drejtësi rreth kësaj çështjeje.

Reperi i famshëm e vlerëson këtë iniciativë të saj pasi sipas tij, kjo çfarë po bën Kim është gjëja e duhur për Amerikën dhe ka besim të plotë se ajo do të ishte një drejtuese e denjë e këtij vendi.