Celebrities Gossip Showbiz

“Oh sa shumë e dua…” Vetëm ne na duket Megi Pojani shumë e dashuruar në këtë video?

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Më i fundit në fakt duket se na ka nxjerrë në pah anën e saj më romantike (ose ka qenë thjesht e dehur), teksa shfaqet duke kënduar gjatë koncertit të dy artistëve popullorë dhe thotë fjalët: “Oh sa shumë e dua…” dhe nuk ka ngurruar ta postojë këtë video në llogarinë e saj në Instagram.

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.