Bota

OKB: Mbi 8.000 civilë janë vrarë në Ukrainë

Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin pothuajse një vit më parë, tha zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

OKB tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shifrat e paraqitura më herët nga OKB lidhur me numrin e viktimave të konfirmuara në mesin e civilëve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Rreth 90 për qind e viktimave, sipas OKB-së, janë vrarë nga armët shpërthyese.

“Të dhënat tona janë vetëm maja e ajsbergut. Vuajtjet e civilëve janë të mëdha”, tha komisionari i lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.