Lifestyle Love & Sex

Oksitocina çlirohet edhe kur një histori dashurie përfundon?! Ja se çfarë tregon studimi!

Dashuria e parë është një përvojë unike e cila skalitet në kujtesën tonë për gjithë jetën. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet në tru të rënies në dashuri. Një studim i botuar në “Journal of Comparative Neurology”, përdori një rezonancë magnetike funksionale për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës, të quajtur edhe hormoni i dashurisë, substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe euforisë që ndihet në atë përvojë.

Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke ndihmuar në ngulitjen e pashlyeshme të kujtesës së saj. Sipas një studimi të vitit 2017 në “Journal of Positive Psychology”, duhen mesatarisht tre muaj për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës, por shumë më gjatë për ta harruar atë.

Nëse bëhet fjalë për dashurinë e parë atëherë, për ta bërë gjithçka edhe më të paharrueshme është nostalgjia për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë. Me siguri keni dëgjuar ndonjëherë për termin dashuri e pashpërblyer sepse ndoshta mund të keni qenë vetë në një situatë të tillë ku nuk jeni respektuar dhe vlerësuar për dashurinë që keni ofruar. Terapistja Leanna Stockard, shpjegon:

Në thelbin e saj, dashuria e pashpërblyer është një dashuri që nuk është reciproke nga një person te tjetri. Një person ose ka ndjenja më të forta për tjetrin ose nuk ka fare.