Celebrities Fashion

Olivia Rodrigo nuk i lë vend imagjinatës me paraqitjen e saj më të fundit!

Olivia Rodrigo i shokoi të gjithë me pamjen e saj të guximshme teksa parakaloi në tapetin e kuq. Këngëtarja e hitit “Good 4 U” dukej mahnitëse teksa hyri në Akademinë e Muzeut të Fotografive në hapjen gala që zhvillohej në Los Angeles këtë vit. Ylli 18-vjeçar i la shumë pak vend imagjinatës me fustanin që ajo kishte zgjedhur të vishte.

Ai ishte një fustan të zi pa rripa nga marka e njohur Saint Laurent, veçanërisht nga Anthony Vaccarello. Fustani që arrinte të merrte vëmendjen e të gjithëve kishte një të çarë deri tek kofsha dhe një dekolte shumë të hapur e cila i nxirrte në pah të gjithë gjoksin këngëtares dhe e bënte atë të dukej shumë seksi.

Por pjesa më e bukur dhe më interesante nga të gjitha ishte detaji i vogël. Fustani i zi kishte edhe xhepa, ky është një tipar shumë i dashur nga çdo fashioniste. Për pamjen e saj të bukur, Rodrigo kishte zgjedhur që t’i mbante flokët të kapur nga mbrapa me disa baluke të gjata të lënë në mënyrë të lirë dhe që përshtateshin me fytyrën e saj në mënyrë perfekte. Grimi i saj ishte shumë i thjeshtë dhe vetëm buzët e kuqë flakë ishin ato që binin në sy.

Ishte një natë e veçantë për këngëtaren, e cila ka qenë shumë e zënë dhe e angazhuar gjatë kësaj kohe me promovimin e albumit të saj më të ri, debutues me titull “Sour”.

Kujtojmë se në Festivalin e Muzikës ‘iHeartRadio’ i cili u mbajt në Las Vegas këtë vit gjatë performancës së këngëtares Olivia Rodrigo ka ndodhur një incident. Ndërkohë që këngëtarja po performonte hitet e saj disa nga fansat të cilët ishin të pranishëm janë përleshur me njëri-tjetrin. Fansat janë përfshirë në një zënkë ku edhe arsyet nuk dihen ende por gjatë sherrit përveç zënkave me fjalë ata kanë vazhduar edhe në përleshje fizike.