Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari rrëfehet për herë të parë pas daljes nga “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Mbrëmjen e djeshme është larguar nga shtëpia e “BBV2” Olta Gixhari. Edhe pse ishte një largim mjaft i papritur për të gjithë publikun dhe banorët e tjerë, ky ishte një vendim i marrë vetë nga Olta, e cila nuk mund ta duronte dot më distancën me djalin e saj, Amarin.

Pas largimit të saj Olta është intervistuar nga Megi Pojani për Fan Club BBV2 dhe është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:

Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama shtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.