Showbiz

Oprah Winfrey zbulon fobinë e saj më të madhe

Kemi dëgjuar shumë për jetën e Oprah Winfrey dhe për historitë qesharake të fëmijërisë së saj që herë pas herë i zbulon për median.

Së fundi, moderatorja dhe filantropistja e famshme ka zbuluar fobinë e saj më të madhe dhe të gjithë janë habitur kur mësuan se për çfarë bëhet fjalë.

Oprah tregoi se i urren çëmçakëzat dhe kjo vetëm falë gjyshes së saj. Kur jetonte me gjyshen, kjo e fundit e kishte ves që të ngjiste çëmçakëzat nëpër mobilje dhe vende të ndryshme të shtëpisë.

Shumë herë çëmçakëzat i ngjiteshin Oprahs në trup, rroba dhe flokë dhe nuk e duronte dot këtë gjë. Që prej asaj kohe, 66-vjeçarja ka krijuar fobi nga to. Le të themi që fajin për këtë e ka vetëm gjyshja.