Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi pjesë e videoklipit të ri të Beatrix? Modelja e ka një përgjigje…

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Ditën e sotme, modelja ka postuar në Instastory një ‘Ask’, për t’ju pergjigjur pyetjeve të fansave të saj ku midis tyre vihet re një pyetje e bërë nga ndjekësit, nëse Oriola është pjesë e videoklipit të këngës së re të Trixa-s, i cili do të publikohet së shpejti. Kjo pyetje vjen si shkak i miqësisë së ngushtë të modeles me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Modelja i është përgjigjur, duke na bërë të gjithë me dije se nuk do të jetë pjesë e videoklipit të këngës së mikeshës së saj, por do të jetë në ‘backstage’.

Instagram-i është kthyer në rrjetin social më të rëndësishëm për të gjithë. Aty mund të gjesh gjithçka dhe të gjithë ndihen shumë të lirshëm për të postuar çdo gjë, sidomos personazhet publikë që mbajnë të përditësuar ndjekësit e fansat e tyre. Por, kur themi çdo gjë, e kemi fjalën për literalisht çdo gjë!

Një bukuroshe shumë e njohur është Oriola Marashi, e cila nuk ngurroi duke postuar para pak kohësh disa foto në të cilat shfaqej vetëm me pjesën e poshtme të të brendshmeve duke konsumuar mëngjesin e saj teksa shijonte pamjen.