Celebrities Gossip Showbiz

“Pa ty do të isha i humbur…” Kujt ia dedikon këto fjalë Yll Limani?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e të gjitha këto padyshim nuk mund të arrihen vetëm, pa ndihmën e një personi që është pjesë e kësaj fushe. E padyshim ashtu si çdo personazh me shumë angazhime dhe Ylli ka menaxherin e tij personal, i cili tanimë është si një familje për të e në ditën e lindjes së këtij të fundit, ai i ka dedikuar fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindjen menaxheri dhe shoku im i ngushtë! Pa ty do të isha i humbur në një det me kontrata, fatura, algoritme të rrjeteve sociale… Një Zot e di si do isha veshur. Faleminderit që më mban gjithmonë në rrugën e duhur. E bën gjithçka të duket aq e lehtë dhe për këtë të jam gjithmonë mirënjohës. Shpresoj që ky vit të të sjell gjithçka që ke dashur… Të dua! Edhe 100 

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një  super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Jo vetëm kaq, por Ylli mban gjithashtu fronin e këngëve më të vjetra në klasifikim.