Showbiz

Pak ditë para lindjes, modelja shqiptare bën një ndalesë në ‘parajsë’

Modelja e famshme me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj është vetëm pak ditë para lindjes dhe ndryshe nga shumica e nënave është krejtësisht e qetë.

Javën e kaluar ajo dhe bashkëshorti i saj izraelit Sam Nazarian festuan ditëlindjen e 2-të të vogëlushes së tyre Ella dhe pas një ngarkese të tillë duhen disa ditë pushimi.

Emina ka publikuar një foto në historinë e saj të Instagram-it ku shfaqet pranë detit duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit. Në fotot e shkrepura në Meksikë duket qartë barku i saj i rrumbullakët ndërkohë që në njërën prej tyre ajo shkruan ‘parajsë’.