Celebrities Gossip Showbiz

Pak kohë pas ndarjes nga Khloe Kardashian, Tristan Thompson shihet i vetëm në një festë…

Tristan Thompson është basketbollisti amerikan i cili përfitoi më tepër famë për shkak të marrëdhënies së tij me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian. Shpeshherë ka patur aludime për tradhëti nga ana e tij, e madje një grua ka ngritur dyshime se ka një fëmijë më Tristan. Modelja dhe basketbollisti nuk janë më bashkë tashmë dhe secili prej tyre po e përjeton në mënyra të ndryshme ndarjen.

Së fundmi, Tristan është parë i vetëm në një festë teksa po shijonte pijen e tij. Gjërat duket se janë të ndara përfundimisht për çiftin. Kujtojmë, se dyshja ka një vajzë 3-vjeçare, True Thompson. Ndërkohë, pak para daljes së tij publike i vetëm, DailyMail ka raportuar se Tristan ishte në një dhomë me tre femra teksa gjendej në një festë.

Edhe pse ai ka bërë disa dalje publike me femra të tjera, Tristan e ka uruar tepër ëmbël ish-in e tij për ditëlindjen e saj. Ai e quajti atë një partnere të mrekullueshme dhe një shoqe të ngushtë shumë të mirë, duke treguar kështu një sjellje perfekte ndaj nënës së vajzës së tij. Ndërkohë, një fans e pyeti Tristan diçka që me siguri të shumtë ishin ata që e kanë patur në mendje.

Por pse ti gjithnjë e lëndon atë?

Një pyetje që mbeti pa përgjigje! Megjithatë, duket se dyshja po arrin të vendosë balancat me njëri-tjetrin. Të gjitha ndarjet kanë nevojë pak kohë dhe duket se e njejta gjë vlen edhe për këtë çift. Burime për mediat e huaja tregojnë se Tristan u kthye në Los Angeles për të festuar “Ditën e Baballarëve” dhe Khloe e True ishin shumë të lumtura që ai ishte përsëri në shtëpi. Duket se tanimë Tristan po përpiqet të rrallojë daljet e tij publike me vajzat e tjera, një vendim ky që mund të jetë marrë edhe për të respektuar Khloe Kardashian.