Botë e Çuditshme

Pak para dasmës nuses i bëhet shakaja “pa kripë” nga miqtë e saj!

Një shaka “pa kripë” i është bërë një vajze në Spanjë para dasmës së saj. Miqtë e saj menduan t’i mbyllnin derën e shtëpisë së saj me llaç e tulla, pak para ceremonisë. Kur u zgjua, ajo u përball me një surprizë të hidhur, pasi ishte e pamundur të dilte për të shkuar në altar.

@donosorc

♬ VAGABUNDO – Sebastián Yatra & Manuel Turizo & Beéle

E gjithë historia u dokumentua në TikTok. Në një video të publikuar në rrjetin social shihet bagazhi i një makine plot me tulla. Pasi përfunduan punën, të rinjtë kanë pritur që nusja e ardhshme të zgjohet dhe janë fshehur dhe kanë filmuar reagimin e saj. Në video shihet vajza duke hapur derën e shtëpisë së saj dhe duke zbuluar se nuk mund të largohet më.