Celebrities Gossip Music

Pak pas ndarjes, Shawn Mendes publikon këngën e tij më të re dhe padyshim që është për Camilla-n!

Së fundmi këngëtari i njohur Shawn Mendes ka publikuar këngën e tij më të re që titullohet ‘It’ll Be Okay’. Kjo ka ardhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja Camila Cabello. Kjo këngë mesa duket mund të jetë edhe ndonjë lloj përgjigje që ata kanë dashur ose duan që t’i japin njëri-tjetrit.

Dyshja kanë qenë në një lidhje së bashku për më shumë se dy vite. Askush nuk e kishte menduar se ata të dy do të arrinin në këtë pikë sepse gjithmonë fotot dhe videot e tyre të pafundme dhe mjaft të bukura pushtonin të gjitha rrjetet sociale.

Artistët e njohur Shawn Mendes dhe Camila Cabello e njoftuan ndarjen e tyre në rrejtin social Instagram, në InstaStory, në një deklaratë të përbashkët që ata postuan duke thënë se:

Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe në vazhdim. Camila dhe Shawn!

Puna në shëndetin e tyre mendor individualisht jo vetëm që i ka forcuar ata personalisht, por gjithashtu ka qenë një mjet kryesor në forcimin e lidhjes së tyre. Camilla u shpreh para disa kohësh se:

Për mirë, për keq, ne jemi shumë transparentë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ne mund t’i besojmë njëri-tjetrit kaq shumë, sepse është një marrëdhënie shumë 3D njerëzore.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtari i hitit të njohur “Treat You Better” do të niset në një turne botëror në vitin 2022.