Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi u fejuan, ndahet çifti i njohur i showbiz-it!

Aktorja e njohur, Shailene Woodley i ka dhënë fund fejesës së saj me futbollistin Aaron Rodgers. Sipas ‘ET’ arsyeja e ndarjes ishte largësia por ata planifikojnë që të mbeten miq. Një burim u shpreh se:

Ata u përpoqën ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte, por me karriera të zëna në industri të ndryshme ishte e vështirë të shikoheshin. Ata të dy nuk kanë armiqësi me njëri-tjetrin dhe planifikojnë të mbeten miq.

Aludimet se çifti kishte probleme nisën para disa muajsh kur një tjetër burim i afërt me aktoren tregoi për ‘People’ se ata kishin disa mendime të ndryshme nga njëri tjetrin për çështje të caktuara. Rikujtojmë se Woodley nisi të takohej me Rodgers në vitin 2020 gjatë pandemisë.

Në mars të vitit të kaluar, qendërmbrojtësi i ‘Green Bay Packers’ u shpreh se ishte i lumtur me Woodley-n.

Unë jam fejuar së fundmi, ndaj po e shijoj këtë pjesë të jetës sime. Natyrisht kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në vitin e fundit.

Lajmi për romancën e tyre ishte një surprizë për shumë njerëz. Shailene në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’ vitin e kaluar u shpreh se:

Nuk ka planifikim të dasmës. Nuk po nxitohemi.

Dhe në shtator 2021, Rodgers i tha ‘Haute Living’ se ata po fokusoheshin në punën e tyre.

Është një kohë e ngarkuar me punë për të, kështu që vendimi im ndoshta erdhi në një moment të mirë që ne të dy të jemi në gjendje të fokusohemi në punën tonë. Mendoj se do të jetë një gjë e mirë. Dua të them, puna e saj u mbyll për një vit të tërë dhe ajo ka rezervuar një sërë projektesh. Ajo pëlqen punën dhe rutinën e saj gjë që padyshim më pëlqen dhe mua gjithashtu.