Bota

Pandemia, KE: Të shtyhen të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme!

Komisioni Evropian propozon që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme, të paktën deri në përmirësimin e situatës së pandemisë. Thirrja vlen veçanërisht për shtetet më të prekura nga COVID-19 që në hartë janë të cilësuar me të kuqe të errët.

Kjo ngjyrë pasqyron një nivel të lartë infeksionesh, që pjesërisht lidhen me variantin e ri të koronavirusit”, tha për gazetarët komisioneri i BE-së për Drejtësinë Didier Reynders. Për këdo që udhëton nga këto vende, nevojitet test i kryer pak para nisjes dhe karantina e detyruar në mbërritje.

Komisionarja për Punët e Brendshme, Ylva Johanson tha se rregullat shtesë përfshirë vetizolimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve deri në 14 ditë, duhet të zbatohen për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, ku qarkullimi i llojit të ri të virusit është i dukshëm.