Showbiz

Paparaci shkrep foto të djalit të saj, Halle Berry gati ta sulmojë

Aktorja e famshme hollivudiane Halle Berry u përfshi në një situatë të papritur dhe aspak të këndshme ditën e djeshme.

Teksa po shëtiste me vogëlushin e saj Maceo në Los Angeles, Berry vuri re se një paparac po i ndiqte gjatë gjithë kohës. Në momentin që aktorja kuptoi se ai po përpiqej të shkrepte disa foto të djalit të saj ajo u irritua dhe nisi t’i bërtasë me të madhe.

Aktorja i’u afrua paparacit në mënyrë që ta sulmonte por ky i fundit ja mbathi me të katërta. 52-vjeçarja vite më parë ka deklaruar se fëmijët e saj nuk do t’i ekspozojë kurrë në media, revista, gazeta apo rrejtet sociale pasi dëshiron që ata të rriten të qetë dhe me privatësinë që u takon.