Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë 17 prill/Mos harroni çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Lokalisht në veriperëndim të vendit, në jug dhe pjesërisht në zonat urbane, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë duke u shfaqur problematike. Në Alpe e në relievet e larta malore në veri dhe verilindje të vendit rikthehen reshjet e dëborës, të cilat do të jenë me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 11-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/17
Re shi

Kukës
10/14
Re shi

Lezhë
11/17
Re shi

Dibër
9/13
Re shi

Durrës
13/18
Re shi

Tiranë
13/17
Re shi

Elbasan
12/17
Re shi

Berat
12/18
Re shi

Vlorë
13/17
Re shi

Korçë
9/16
Re shi

Gjirokastër
10/16
Re shi

Sarandë
13/17
Re shi