Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 mars 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe kjo për shkak të ndikimit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Azoret, si dhe depërtimit të një mase edhe më të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash mesatare e të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme e rrebesheve të shpejta, në pjesën më të madhe të vendit në orët e para të ditës.

Pas orëve të mesditës parashikohen intervale të herëpasherëshme kthjellimi, ndërsa reshjet do të jenë lokale, me intensitet të ulët dhe lokalizohen kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet aktivizohen sërish.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era parashikohet intensive dhe problematike, me forcën e tufanit me shpejtësi 14-22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-6 ballë.

Theksohet rritje e ndjeshme e temperaturave në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/24
Re shi diell

Kukës
6/18
Re shi diell

Lezhë
12/24
Re shi diell

Dibër
5/17
Re shi diell

Durrës
13/25
Re shi diell

Tiranë
12/25
Re shi diell

Elbasan
12/24
Re shi diell

Berat
12/26
Re shi diell

Vlorë
14/26
Re shi diell

Korçë
5/16
Re shi diell

Gjirokastër
12/24
Re shi diell

Sarandë
14/25
Re shi diell