Aktualitet

Parkimet e gabuara, Policia vendos 135 gjoba në 12 orët e fundit

Parkimet e gabuara iu kushtuan gjoba 135 drejtuesve në Tiranë.

Mjaftuan 12 orë monitorim që Policia t’i ndëshkonte për makinat e pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor te Rruga e Kavajës, arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe e asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Për shkak se përshkohet dhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik, parkimet e gabuara rëndojnë ndjeshëm trafikun. Pikat më problematike janë në afërsi të Poliklinikës Nr.9, si dhe pranë xhamisë së Rrugës së Kavajës.