Aktualitet Politikë

Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha!

Në një kohë kur Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve po diskuton çështjen e PD-së e cila kërkon që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës përbri koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, sot Partia e Lirisë ka bërë një lëvizje të papritur, pasi ka dërguar në KQZ një shkresë që bën kryetar të koalicionit Sali Berishën.

Siç duket Partia e Lirisë i ka paraprirë një vendimi të KAS, pasi mendojnë se KAS do të detyroje Ilirjan Celibashin që të vendosë një emër dhe ka informuar KQZ-në, nëpërmjet një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari se kryetar i koalicionit është Sali Berisha.

Koli Bele, relatori i çështjes tha se Endrit Braimllari nuk e ka në tagerin e tij dërgimin e kësaj kërkese.

“ Nuk e kuptoj nga kjo e drejtë e Braimllarit”, tha Koli Bele, relatori i çështjes.

“Nga vullneti i palës që është në këtë rast Partia e Lirisë, duke qenë se nuk është pkudnërshtuar nga partitë e tjera dhe asnjë palë e koalicionit”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë.