Showbiz

Partneri i Katy Parry zgjedh një mënyrë ndryshe për t’i uruar asaj ditëlindjen

Orlando Bloom ndryshe si çdo bashkëshort tjetër, uron partneren e tij me disa foto natyrale të saj, pa make-up.

Këngëtarja e famshme është duke festuar 36-vjetorin dhe bashkëshorti i saj Orlando Bloom ka postuar në Instagram disa foto, ku shfaqen të dy, duke i uruar në këtë mënyrë kaq romantike ditëlindjen.

Katy Parry ishte pa make-up në të gjitha fotot, gjithashtu vihet re edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve nga bionde në të zeza. Me këto ‘selfie’ natyrale, nga shtrati apo vendet ku ata kanë shëtitur, aktori Bloom i uron ditëlindjen dashurisë së tij.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë ylli i muzikës dhe aktori britanik u bënë prindër për herë të parë. Ata e pagëzuan të voglën e tyre Daisy Rose ndërkohë që Katy pati një pritje të ëmbël të frikshme për shkak të pandemisë së Covid-19.